Opinion

A kanë të drejtë fëmijët e të rinjët shqiptar, po edhe qytetarët të dinë e të mësojnë se deri ku shtrihen trojet shqiptare!

Etem Xheladini

Nisur nga ajo që po tolerojnë subjektet politike shqiptare pjesë e Qeverisë së RMV, njëra përmes Ministrisë së Punëve të Mbrendëshme dhe tjetra përmes Ministrisë së Drejtësisë, ku këtyre ditëve zhvilluan një hajkë rrethë një simboli ku paraqitet autoktonia e shqiptareve, në tubimin e mbajtur në Tetovë me rastin e vizitës së kryeministrit të R. Kosovës Albin Kurtit.
Pushtetarët po krekosen se me një angazhim të pa parë arritën të identifikojnë aktorin, siç thonë ata Arbin Mastafa e ta dënojnë.
Me këte pushteti tani donë të bënë me dije se tani çdo shqiptar sipas kodit penal, nëse indoktrinohet-mësonë e njoftohet se deri ku u shtrinë trojet shqiptare duke u bazuar në hartat e demografisë që me ligjë lejohet të përdoren e mësohen nga to në shkollat fillore, të mesme e në çdo institucion arsimor, të lartë e sipror, me të cilat harata deklarohet edhe autoktonia e popullit shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, po edhe në Çamari në Greqi, Malë të Zi, e deri në Nish në Serbi na qenka vepër penale, sa turp aqë mjerim.
Një gjë e këtillë ti ndodh një të riun shqiptar si Arbin Mustafa i cili posedon shtetësinë gjermane, është më turp se turpi për politikëbërsit shqiptar si pozit, po edhe opozit që nuk reagojnë për këte krim të pushtetit, me prapavi politike për ti friksuar të rinjët shqiptar ta njohin vetëveten.
Se ky është realitet, ne kemi përvojë si më par po edhe këto tri dekada, ku shqiptarët u denuan e po denohen përmes proceseve të montuara me vite, e fundi gjithënjë pa epilog.
Nëse bëjmë një krahasim të tubimrve, protestave, manifestimeve qoftë sportive e kulturore, me ata maqedonase ku kërkohet dhoma gazi për shqiptarët, vdekje për shqiptarë, e çka është më zi, pushteti kreatotët, jo që si identifikon-zbulon po edhe i hesht, e akterët në të shumtën e rasteve edhe i avansojnë me poste.
Si Arbin Mustafa, edhe çdo i ri shqiptar qoftë në diaspor po edhe kur kthehen në vendëlindje për pushime kanë të drejtë të blejnë dhe të valvojnë flamurin në të cilin paraqiten trojet e banuara me popullin më të vjetër dhe autokton në këto treva, nga se i vetmi opsion i të rinjëve shqiptar është ta njohin vetëveten, po edhe trojet e tyre stërgjyshore të cilët troje padrejtësisht i kanë gllabruar-coptuar pushtuesit, okupuesit me dekada e shekujë.
Andaj të ngritet aktpadi për vepër penale sipas nenit 319 nga Kodi Penal është më tepër naivitet, injoranc që po e tolerojnë, po njëherit po janë pjesë edhe politikëbërsit shqiptar që po heshtin qoftë pozitë apo opozitë, e më e keqja ishte se pati edhe politikëbërës që u distancuan nga ajo hartë e lejuar, po edhe e njohur për gjithë popujtë e Ballkanit, Europës, po eshe botës.
Njëashtu nëse nisemi nga dekleratat po edhe të atyre që ngritën karijer në politik me termin se ne jemi popull autokton qenka vepër penale, atëher duhet nisur nga ata të burgosen, me që në çdo takim të tyre propagandues zgjedhorë, qoftë manifestim arsimor, kulturor e politik potencohet për interesa të ngushta personale se ne jemi popull autokton.
Poashtu nëse përdorim një simbol ku i paraqet shqiptarët të bashkuar, ashtu siç paraqitet shqiptarët në Europën e bashkuar na qenka vepër penale, ku prokuroria sipas këtij qëndrimi duhet të ngren procedurë kundër gjithë asociacioneve e politikëbërsve shqiptar si në RMV, R. e Shqipërisë, R. e Kosovës, nga se qoftë në kohë luftrash e trazirash, po edhe në kohë paqe si më parë po edhe dekadave të fundit, e ku do ju përkujtojë dëshmorët e martirët të rënë në luftën e vitit 1999 në R. e Kosovës, 2000 në Kosovën Lindore, e 2001 në RMV-Iliridë betimin e kanë bërë për bashkimin e trojeve shqiptare dhe jo për ardhjen në pushtet të ndonjë subjekti politik i cili e konsideron vepër penale bashkimin dhe unifikimin e shqiptarëve ku do që jetojnë e veprojnë.
Ndërsa kjo heshtje sot, nga gjithë ky numër i madhë i subjekteve politike shqiptare, po edhe sektorit civil nuk dalloni aspak nga tradhëtarët dhe puthadorët që kanë vepruar gjatë historisë.