A ka lidhje ndonjëri prej të arrestuarve nga aksionet e fundit me vras`jen e Amar Ismanit? Përgjigjet Izet Mexhiti
A kanë lidhje me vrasjen e Amarit, ndonjëri nga të arrestuarit në aksionet e fundit të policisë? I ftuar në Daily Click, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nuk dha detaje, që siç thotë, nuk do te ndërhyjë në punën e MPB-së dhe organeve të drejtësisë, përcjell Tv21.
“Vlerësoj që politika është në funksion të kthimit të shtetit ligjor dhe funksionimit të drejtësisë ndërsa për detajet dhe procedurat, mendoj që është detyrë e ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organeve të drejtësisë dhe në këtë drejtim nuk kisha hyrë në detaje e as në ndërhyrje”, tha Mexhiti.