Maqedoni

A ka ambicie për kryetar në degën e Sarajit? Ja si përgjigjet Rafiz Aliti!

Në intervistën e tij për Lideri.mk, koordinatori i sapoemëruar i BDI-së në Saraj, ka folur edhe për planet e tij në degë. Ai flet edhe rreth asaj nëse do të kandidatohet për kryetar dege.

“Nuk kam ambicie të tilla. Ka ardh deri këtu për shkak të mospajtimeve brenda BDI-së me siguri Ahmeti në këtë drejtim ka bërë vlerësimin që interesi I BDI-së është që të mos vazhdojnë edhe më tutje përçarjet brenda aktivit politik në degën e Sarajit dhe pikërisht kjo është sipas meje ajo pse edhe është marrë ky hap nga kryetari. Do jem koordinator deri në Kuvendin zgjedhor, kur do të zgjedhen organet dhe kryetari i ri i degës”, thotë Aliti.

Sot edhe kryetari i BDI Ali Ahmeti ka takuar disa minutave ka përfunduar mbledhja në mes kreut të BDI-së, Ali Ahmetit me përfaqësuesit e degës së Sarajit. Kryetari i Komunës së Sarajit dhe njëherit anëtari i “Grupit të Zjarrit”, Blerim Bexheti nuk ka marrë pjesë në këtë takim.

Deputeti nga Saraji, Arben Ziberi tha se kjo ishte në kuadër të takimeve të rregullta të Ahmetit me degën e partisë.

“Kishim takim me Ahmetin, pra dega e Sarajit, kemi diskutuar për zgjedhjen e kryetarit të degës së Sarajit. Ai na njoftoi për vendimin që Rafiz Aliti që është bërë koordinator i Sarajit”, tha Ziberi.

Ai shtoi se këto janë zgjedhje të rregullta brenda partiake pasi koordinatorëve të degëve iu ka kaluar mandati dhe se kjo përzgjedhje nuk ka ta bëj me përçarjet e partisë.

” Kemi diskutuar për zgjedhjet brenda partiake të BDI së. Siç e dini në 11 zona kemi kryetarë të degëve që ky proces te vazhdojë dhe në degët tjera sa kanë mbetur 25, 26 sa janë”, u shpreh Arben Ziberi, Deputet.