A janë takuar zyrtarish Gashi dhe Kasami? Ja si përgjigjen nga Besa dhe Alternativa!
Pas vendimit të Kryesisë Qendrore të Alternativës për të lëshuar Qeverinë dhe për për të vazhduar veprimin si parti opozitare, u paralajmërua edhe mundësia për bashkëpunimin e kësaj partie me Lëvizjen Besa.
Mirëpo deri tani ende nuk ka pasur takim zyrtar mes kryetarëve të dy subjekteve, Bilall Kasami e Afrim Gashi.
Këtë e thanë në emisionin debativ ”Argument” në RTVM, Ersan Pajazit nga kryesia e Lëvizjes Besa dhe Driton Sulejmani nga Alternativa, transmeton Lideri.mk.
“Kryetari Afrim Gashi në Kongresin e fundit të partisë shtriu dorën e bashkëpunimit me të gjitha partitë. Por për momentin nuk ka informacione për takim zyrtar me kryetarin e Levizjes Besa”, theksoi Sulejmani.
Të njëjtën gjë e konfirmoi edhe Ersij Pajaziti, anëtar i Kryesisë qendrore të Levizjes Besa.
Ai foli edhe për bashkëpunimin e mundshëm me të ashtuquajturin “Grup i Zjarrit” në BDI, duke theksuar se deri tani ka pasur disa takime mes kryetarit të Besës, Bilall Kasami dhe kryetarit të Çairit, Visar Ganiu, por në cilësinë e kryetarëve të komunave.
Pajaziti përsëriti qëndrimin e kryetarit të partisë së tij se me “Grupin e Zjarrit” preferohet bashkëpunim nëse shkëputen nga BDI dhe themelojnë subjekt të veçantë./Lideri.mk
https://fb.watch/jiXTiA-CGg/