A është deputet i Alternativës? Ismaili: Tani për tani, po! (Video)
“Tani për tani, po”, kështu u përgjigj deputet Hysni Ismaili i pyetur nëse ende është deputet i Alternativës.
Edhe kreu i kësaj partie Afrim Gashi dje tha se i kanë 3 deputet.
Ai thotë se edhe deputeti Hysni Ismaili vazhdon të jetë pjesë e Alternativës, edhe përkundër faktit se ka mbështetur kryetarin e Degës së Tetovë, që është shkarkuar nga Alternativa.
“Ajo është çështje e brendshme, se si është Dega e Tetovës, apo nuk ka të bëjë me punën e deputetit, mendoj se deri sa ai deklarohet Alternativë, ai ka respektuar në të kaluarën vendimet e Kryesisë, besoj se edhe kësaj here do ta respektojë atë vendim”, tha Gashi.