A duhet të ketë kriter në politikë?
Shkruan: Etem Xheladini
Ç’farë këshilla japin, këshilltarët e udhëheqësve politikë, duke filluar nga kryetari i shtetit, parlamentit e qeverisë, që paguhenë enkas nga taksapaguesit – qytetarët.
Shtrohet pyetja, a ju tregojnë atyre që i kanë zgjedhur për këshilltar se a i përfaqësojnë interesat kombëtare të shqiptarëve, ku për qëllimi strategjik kishin për të qenë pjesë e Qeverisë të Republikës së Maqedonis së Veriut.
Marrë parasyshë gjendjenë e shqiptarëve për këto vite të pluralizmit, se sa u avansuanë të drejtat e shqiptare, për fatë të keqë kohëve të fundit, e sidomos këtyre muajve po dëshmohet se për tri dekada e gjysëm ky qëllim nuk po arrihet, si dhe anëtarësimi në BE.
Këshilltarët në këto institucione a ju kujtojnë kriteret e anëtarësimit që përcaktojnë stabilitetin e institucioneve që garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, si edhe ekzistencën e një ekonomie tregu funksionale, të cilat përbëjnë shtyllat e politikës kombëtare dhe politikës së mbrendëshme e të jashtme të Republikës së Maqedonis së Veriut.
A po u bëhet me dije kryetarëve të këtyre institucioneve, si dhe Qeverisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që nuk po është e vëtëdijshme se pa zgjidhjen e problemeve të mbrendëshme, e sidomos problemit për të drejtat e shqiptarëve, për të qenë element shtetëformues me të drejta të barabarta me mopullinë maqedonas, kotë e ka se përmbushja e Kriterit Politik ka një rëndësi thelbësore në procesin e anëtarësimit të BE-së dhe duhet të jetë në përputhje me parimet e të Drejtave Themelore.
A po ju kujtojnë këshilltarët kryetarëve dhe politikëbërsve se Qeveria është e obligueshme që të bëjë përpjekje të qëndrueshme në lidhje me prioritetet kyçe që kanë të bëjnë me reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe reformën në administratën publike.
Me qëlliminë më të mirë ju drejtohem këshilltarëve që janë të angazhuar në këto institucione për këshilla (e sidomos atyre shqiptar), të ju kujtojnë atyre që na përfaqësojnë, se më e rëndësishme për kombit tonë, do të jetë përherë motivimi dhe frymëzimi për të gjitha sukseset e shqiptarëve që arrijnë kudo që ndodhen.
Njëherit shqiptarët për të arritë këto synime duhet të janë më të bashkuar, për të qenë më të fuqishëm, nga se janë faktor i rëndësishëm stabiliteti dhe progresit në shtetin e Maqedonisë së Veriut, në rajon dhe më gjerë