September 19, 2024
Maqedoni

A do të shpëtojnë shkupjanët nga mushkonjat? Prej nesër deri të premten pesë ditë me radhë spërkatje kundër mushkonjave!

Në zonën e qytetit të Shkupit, nga nesër deri të premten (30 gusht), në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 02:00 të ditës së nesërme do të kryhet dezinfektim tokësor kundër formave të rritura të mushkonjave.

Qyteti i Shkupit njofton bletarët që me kohë të ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve.

Nëse kushtet klimatike nuk lejojnë kryerjen e dezinsektimit, ai do të realizohet ditën e parë në vijim, kur kushtet atmosferike do të jenë të favorshme, njofton shërbimi për shtyp i Qytetit të Shkupit.