September 29, 2024
BallinaMaqedoni

A do të kthehet BDI në qeveri? Vjen përgjigja nga VMRO-DPMNE! (Video)

“Koalicioni ndërmjet VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së është i bazuar në marrëdhënie shumë të mira. Nuk do të më befasojë dhe pres që në periudhën e ardhshme BDI-ja sigurisht që do të jetë pjesë e Qeverisë”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Oliver Spasovski, koordinator i Grupit Parlamentar të LSDM-së.

Mirëpo nga VMRO-DPMNE kanë përjashtuar mundësinë që BDI të kthehet në Qeveri, transmeton Lideri.mk.

“Ndaj pohimeve të Spasovskit nga VMRO DPMNE u përgjigjën se BDI sipas tyre do të mbetet në opozitë me LSDM-në”, raportoi Kanal5.

Ndryshe Spasovskj ka deklaruar se BDI-ja e ndihmon shpesh VMRO-DPMNE-në.

“Lëvizjet në Kuvend i shohim vetëm gjatë kësaj periudhe. Dhe në bazë të asaj që po bëhet, dalim me pikëpamjet. Ju kujtohet se kryeministri Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pas zgjedhjeve dhe formimit të qeverisë thanë se BDI është e kaluar në politikën maqedonase dhe se nuk pyeten për asgjë dhe nuk vendosin. Nëse dëshironi, një pjesë e qytetarëve të Maqedonisë e mbështetën VMRO-DPMNE-në pikërisht për këtë qasje ndaj BDI-së. Se është një parti që është defaktoruar tërësisht. Dhe ne në thelb kemi formimin e qeverisë, edhe para se të formohej, menjëherë kemi pasur takimin e parë të suksesshëm dhe bashkëpunimin apo negociatat mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së që kanë ndodhur në legjislativ, e që kanë të bëjnë me mbështetjen e Ligjit për Organizimi i Organeve të administratës shtetërore. Hera e dytë është votimi i Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale, i cili duhet të miratohet me shumicë prej dy të tretash, i cili rrënon plotësisht rendin kushtetues në vend. Si parti, LSDM është gjithmonë e hapur për bashkëpunim në çështjet me interes të shtetit. Për shumë çështje do të gjejmë një gjuhë të përbashkët, për shumë mund të mos pajtohemi sepse ka arsye, qoftë ideologjike, ekonomike, politike, por duhet të ketë debat dhe të diskutohet”, tha Spasovski./Lideri