Maqedoni

A do të ketë zgjedhje në Strugë pasi u shpall “non grata” Ramiz Merko? Ja çka thonë nga BDI!

Departament amerikan i Shtetit shpalli sot non grata Ramiz Merkon, kryetar i Komunës së Strugës në Maqedoninë e Veriut.

Në njoftimin e Departamentit të shtetit thuhet se kryetar i komunës së Strugës, ka shpërdoruar fondet dhe ka ndërhyrë në procese gjyqësore dhe procese të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut ndaj institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut dhe pët këtë shkak Uashingtoni nuk do të lejojë hyrjen e tij në Shtetet e Bashkuara.

Veprimi i sotëm thuhet më tej në njoftim dërgon mesazhin se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë krah Maqedonisë së Veriut për të nxitur stabilitetin përmes forcimit të institucioneve demokratike dhe trajtimit të mangësive që lidhen me sundimin e ligjit.

Pas shpalljes “non grata” të Ramiz Merkos është hapur tema e zgjedhjeve eventuale të parakohshme për kryetar komune në Strugë.

Në BDI, partinë që e kandidoi Merkon tre mandate, thonë se janë të shokuar nga vendimi i State Departamentit por e respektojnë dhe se do e analizojnë ditëve në vijim. Duke folur për Lideri.mk, burime të larta në BDI thonë se pritet një takim ditëve në vjjim i kryetarit Ahmeti me ambasadoren ose zevendës ambasadorin amerikan në Shkup. “Pas atij takimi Ahmeti do të vendosë nëse do kerkon dorëheqjen e Merkos si kryetar komune dhe zgjedhje të reja në Strugë, ose jo”, kanë thënë në BDI për portalin Lideri.mk.

Ata shtojnë se në rast se Ahmeti kërkon dorëheqjen e Merkos, kurse ky i dyti refuzon, ka gjasa të përjashtohet zyrtarisht nga partia. “Në atë rast ai mund ta vazhdon mandatin si kryetar apartiak”, thonë në BDI, duke sqaruar se nuk kanë ndonjë mekanizëm juridik për ta detyruar Merkon për dorëheqje, nëse a refuzon. Zgjedhjet lokale në Strugë si në gjithë vendin h mbajtjën në vitin 2021. / Lideri.mk