A do të dërgohet në burg bashkëshortja e Milan Radojiçiqit?
Bashkëshortja e Milan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se ajo është duke u intervistuar nga hetuesit policorë në veri nga departamenti i Krimeve të Rënda në prani të avokatit të saj.
Ende nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici apo është arrestuar nga organet e vendit.
Ndryshe, Milan Radojiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë edhe pse ai kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, megjithatë vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. Ai pas 24 shtatorit dha dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.