A do t’i blejë NASA të drejtat ekskluzive prej BDI-së për të shfaqur në Mars “Komedinë me Kuvendin dhe Presidentin”?
Kur më së paku pritej, opinioni gjeti një prehje të shkurtër nga përditshmëria e lodhshme dhe e ngarkuar prej fushatës intensive parazgjedhore. Këtë prehje të këndshme e solli organizimi i BDI-së dhe partnerëve të koalicionit, ku u zgjodh presidenti, u bënë ndryshimet kushtetuese, e çka nuk u bë.
teatrore për cirk dhe për komedi, atëherë i kanë gjetur njerëzit e vërtetë.
Poashtu nëse kanë vendosur ta ndërrojnë profesionin, e kanë gjetur formën e vërtetë.
Me ide të tilla ndoshta nuk është keq ta shqyrtojnë edhe këtë ide. Të mbyllin partinë në Reçicë dhe të hapin një Teatër për komedi, sepse me skenaristë e regjisorë që i kanë, suksesin do ta kishin të garantuar. Me “shfaqjen” e parë treguan se publik nuk do u mungon, por do e kenë me bollëk, si në salla, poashtu edhe në televizionet ku do i shfaqin.
Në Facebook e Youtube do të arrijnë shikueshmëri të garantuar milionëshe. Do të “vlon” Tik Toku e Instagrami nga komeditë presidenciale, parlamentare e qeveritare, sa që edhe teatrot e metropoleve botërore do tua kenë lakmi. është koha për të vendosur: ose në politikë, ose në teatër dhe komedi. të dyja bashkë nuk shkojnë, sepse rezultati do të jetë dëshpërues. 8 Maji nuk është larg!/Zhurnal