Lazim Destani dhuroi 1 milionë euro për spitalin e Tetovës, Taravari: Jam i prekur nga ky gjest bujar!
Biznesmeni Lazim Destani dhuroi 1 milionë euro për spitalin e Tetovës, shkruan lideri.mk, kurse këtë gjest e ka përshëndetur edhe ministri i shëndetësisë, Arben Taravari.
“Jam i prekur nga gjesti bujar i Lazim Destanit, i cili sapo ka dhuruar 1 milion euro për spitalin e Tetovës!
Lazimi është shembull i shkëlqyer i njeriut të Mirë!”, ka shkruar Taravari duke përshëndetur gjestin e Destanit.