Thaçi: Duhet marrëveshje e fuqishme mes maqedonasve dhe shqiptarëve, secili me flamur dhe gjuhë të vet
Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi thotë se Marrëveshja e Ohrit nuk po i jep rezultatet e nevojshme tash e 23 vjet, përcjell TV21. Thaçi thotë se është e nevojshme një marrëveshje e re mes maqedonasve dhe shqiptarëve.
“Neve shqiptarëve të Maqedonisë na duhet marrëveshje e fuqishme me maqedonasit, ku do të jemi të barabartë tërësisht në ndarjen e interesave brenda shtetit të përbashkët, ku do të jemi me Kushtetutë të njëjtë, simbolika do të jetë e njëjtë, flamuri do kemi secili të veten, gjuhën e vet, interesat e vet, përndryshe kjo humbje kohe me Marrëveshjen e Ohrit 23 vjet, vetëm e vërteton pashërueshmërinë e dëshirës së maqedonasve për të na dominuar dhe sunduar”, deklaroi mes tjerash Thaçi.