September 19, 2024
Maqedoni

Kumanovarja ka denoncuar në polici kunatin e saj, i cili e ka kërcënuar me një mjet të mprehtë dhe i ka rrahur familjarët

Me datë 13.08.2024 në SPB Kumanovë, një grua 29 vjeçare nga Kumanova ka raportuar se me datë 12.08.2024 rreth orës 16:00, kunati i saj A.K. e ka kanosur me send të mprehtë dhe e ka sulmuar fizikisht vjehrrin dhe vajzën e saj të mitur, njofton SPB Kumanovë. Nga aty shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.