Diaspora

Gjaku nuk bëhet ujë: Shqiptari i lindur në Turqi, e vizitoi vendlindjen e prindërve në një fshat të Preshevës

Edhe pse i lindur e i rritur në Stamboll të Turqisë, me standard jete relativisht të mirë, Ilhani Sertel me shumë mburrje deklarohet se është shqiptar ndërsa me dëshirë e vullnet të madh rrëfen për origjinën e prindërve nga fshati Garë i Karadakut të Preshevës.

Apostafat kishte ardhur nga Stambolli për ta vizituar vendlindjen e babës – fshatin Garë, por edhe farefisin, njerëzit e gjakut në Kumanovë dhe Luginën e Preshevës.

I shoqëruar me miqë, shokë e farefis nga Kumanova, ai ia kishte mësyer fshatit Garë.

Rruga nëpër të cilën u deshtë të lëvizni, nuk ishte edhe aq shumë e përshtatshme për veturën, por dashuria e madhe dhe malli i zjarrët për vëndlindjen e babait, pra origjinës, nuk ia zbehu aspak dëshirën e madhe për ta vizituar këtë vendbanim shqiptar, sot pothuajse të braktisur.

Ilhani është dëshmia më e mirë e asaj që thuhet: Gjaku, s’është e s’bëhet ujë!