Një foto nga viti 2001: Në Zhelinë me përfaqësuesin e BE-së për Marrëveshjen e Ohrit, François Leotard
Shkruan: Daim Ilazi
Me mikut tonë të sinqert FRANÇOIS LEOTARD, ish Ministrin francez i mbrojtjes dhe i kulturës, ne kohën e Presidentit Zhak Shirak,Kryetar i partisë Republikane të Francës,nënshkruesi i Marëveshtjes Ohrit 2001 , i dërguar special nga Bashkimi Evropjan bashk me Amerikanin, Ambasadorin Xheims Perdju ishin ndermjetësues dhe tandem i shkkëlqyer.
Kjo foto e bërë në fshatin Zhelinë, gjatë luftës 2001,te kafja e XONIT…Ai na uroi dhe na tha se duhet ta implementoni per 6 vite!.Për fat të keq, vjet nderroi jetë, e ne nuk e ftuam si mysafir ta shpallim doctor honoris causa në UT sa ishte gjallë e ta shpallshim edhe qytetar nderi Tetovës…Ditëlindej e ti 58 e festuam ne kulmin e luftës 2001 ne fshtin Merovë,ku i premë 4 qingja, dhuratë i dhamë 10 lugë Gurgurnice, një palë çorapë leshi Gurgurnice dhe një plis të bardhë të cilin e vëndoi në kokë me krenari,ashtu deklaroi para fshatarëve,dhe në fjalimin e tij ashper e kritikoi regjimin e Premierit Lubço Georgievskit para publikt dhe bëri shumë foto me fshatarët duke thënë se do të bëjmë çmos që lufta të mbarojë e të jetojmë në harmoni e barazi..Në fund u falenderua se keshtu ditlindje në natyrë,as në Paris, as në Londer, as në Monte Karlo nuk kishte festuar. Dhe sot festojmë 23 vetorin e Marveshjes Ohrit, ende ne Kushtetutë jemi popull 20%.