Maqedoni

Disa e përdorën MO-në për të pasuruar veten dhe familjarët e tyre

Shkruan: Fatmir Limani

DISA E PËRDORËN MARRËVESHJEN E OHRIT PËR TË PASURUAR VETEN DHE FAMILJARËT E TYRE, NDËRSA QYTETARËT U ZHGËNJYEN.

Qeveritë e kaluara nuk arritën të përmbushin plotësisht premtimet e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Shumë të drejta të shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike u lanë në hije, dhe përpjekjet e tyre për barazi dhe drejtësi u lanë pas dore. Disa e përdorën Marrëveshjen e Ohrit për të pasuruar veten dhe familjarët e tyre, ndërsa qytetarët u zhgënjyen.

Por sot, me Koalicionin VLEN si pjesë e qeverisë, po fillon një kapitull i ri, plot me shpresë dhe vendosmëri. 🇦🇱🇲🇰 Ky është një moment historik që ngjall krenari dhe emocion për çdo shqiptar dhe për çdo qytetar që beson në drejtësi dhe barazi. ⚖ Koalicioni VLEN është i vendosur të realizojë Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe të sigurojë që të drejtat e shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike të respektohen dhe mbrohen në mënyrë të plotë.

Ky është momenti ku shqiptarëve dhe grupeve të tjera etnike do t’ju kthehen të drejtat që u takojnë, të drejta që u janë mohuar për shumë kohë. Koalicioni VLEN e sheh këtë si një detyrë të rëndësishme, duke u angazhuar për të ndërtuar një të ardhme më të drejtë, më të qëndrueshme socialisht dhe më të ndritur ekonomikisht për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. 🇲🇰🤝 Në këtë mënyrë, ne po forcojmë drejtësinë, stabilitetin dhe përparimin për një të ardhme më të mirë për të gjithë. 🌟💪