Ahmeti: Disa që sot japin deklarata për Marrëveshjen e Ohrit, as vrima e fundit e kavallit nuk kanë qenë në çlirimin e shqiptarëve
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në manifestimin e Frontit Europian për Marrëveshjen e Ohrit thumboi përfaqësuesit e VLEN, ku tha se, ata që bëjnë komente për MO, në çlirimin e shqiptarëve nuk kanë qenë as vrima e fundit e kavallit, përcjell TV21.
“Për fat të keq sot lexoj ca deklarata e prononcime mbi Marrëveshjen e Ohrit. Ata që i bëjnë këto komente, as vrima e kavallit, të fundit nuk kanë qenë në ndërtimin e politikave çlirimtare të shqiptarëve të Jugosllavisë”, tha Ali Ahmeti.
Ahmeti: Nuk e di ku shkelën këta të VLEN-it që e bënë këtë gabim, të shkelin mbi vullnetin dhe legjitimitetin e popullit të tyre
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se ku kanë shkelur të VLEN-it që bënë gabim trashanik dhe shkelën edhe mbi vullnetin dhe legjitimitetin e popullit të tyre dhe shtoi se, le të reflektojnë sa nuk është vonë, përcjell TV21. Ahmeti tha se nuk do të ndalen në mbrojtjen e legjitimitetit deri në sanksionim ligjor.
“Nuk e di se çfarë i gjeti, ku shkelëm këta të VLEN-it që bën këtë gabim trashanik. Të shkelin mbi vullnetin e legjitimitetin e popullit të vet. Historia nuk harron. Siç thoshte Dritëro Agolli “Historia kockë e vështirë, nuk krenohet me banditë zemërmirë”. Prandaj le të reflektojnë sa nuk është bërë vonë. Ne, Fronti nuk do të ndalemi në mbrojtje të legjitimitetit deri më trajtim e sanksionim të fortë ligjërisht duke patur diskutim e konsulta me profesionistë dhe ekspertë vendor dhe ndërkombëtar që kanë të bëjnë edhe vet hartimin e Marrëveshjes së Ohrit” tha Ali Ahmeti./tv21