Shqipëri

36 vite nga kalimi në përjetësi i poetit Havzi Nela, Meta: Vargjet e tij frymëzojnë edhe sot për LIRI!

Në 36-vjetorin e kalimit në përjetësi, nderojmë sot poetin martir, Havzi Nela,
simbolin e fjalës së lirë dhe dinjitetit njerëzor, vargjet e të cilit në kohët më të errëta na frymëzojnë vetëm për një zgjedhje: 𝐋𝐈𝐑𝐈𝐍𝐄̈ ! 🇦🇱

Poezia e tij “O Liri, o Vdekje” është sot një kushtrim për çdo shqiptar që i ka vënë vetes një çmim duke humbur gjënë më të shtrenjtë për çdo njeri dhe atdhetar: 𝐋𝐈𝐑𝐈𝐍𝐄̈! 🇦🇱

𝐎 𝐋𝐈𝐑𝐈, 𝐎 𝐕𝐃𝐄𝐊𝐉𝐄!

𝐍𝐠𝐚 𝐇𝐚𝐯𝐳𝐢 𝐍𝐞𝐥𝐚

Nuk them se jam trim, jo as frikacak,
Thellë n’afshet e shpirtit më grafllon guximi;
Vdekja për liri nuk më tremb aspak,
Si e duron robninë zemra e nji trimi?

Pse or pse t’kem frikë, frikë se mos po vdes?!
Oh, çfarë marrie, ndoshta faj për mue!
T’ecësh zvarrë si krimb, t’mos jesh kurrë serbes,
Këtë s’ia fali vetes, kjo më ban me u mendue.

Pse t’më dhimbset jeta, pse u dashka kursye?
Veç me përtypë bukën, me u rropatë si kalë?
Pa nji fjalë ngushllimi, pa nji ditë lumnie,
Unë skllav i bindun, tash, kur s’jam as djalë.

Deri kur durim, deri kur me shpresë?
Jo, jo, mos m’i thoni, këto fjalë nuk i due.
Me durim e shpresë nuk due të vdes.
Si jeta dhe vdekja duhen meritue.

S’meriton asnjenën kur mbetesh gur varri
Ndaj rri e mendohem jetës me i dhanë fund.
Le të kënaqet hasmi, le të qeshë i marri!
Liria më thërret, vdekja nuk më tund.

Arrën, nandor 1987