Shqipëri

Në Shqipëri ndërtohet hekurudhë me binarë të shtrembër: “Mund të kalojë gjarpri por jo treni “! (Video)

Në Shqipëri është ndërtuar hekurudhë e çuditshme me binarë të shtrembër. Rrjetet sociale janë bllokuar nga komentet e shumta lidhur me pamjen e çuditshme të një pjese të hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, kurse ka reaguar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Pas vonesave të mëdha prej gati një dekade, të projektit hekurudhor si ai Tiranë-Rinas-Durrës, vjen edhe cilësia katastrofale e realizimit të tij.

Ndërkohë që hekurudhat janë braktisur dhe trafiku rritet duke u kthyer në një problem madhor për qytetarët dhe turistët, pas rrugëve të lëna rrugëve, përfshi dhe ato të florinjta që shemben si Korçë-Ersekë, abuzimeve të tmerrshme si bakshishi 50 milion euro i tunelit të Llogarasë, sinjalistikës dhe sigurisë rrugore në shkatërrim, projektet rilindase përfundojnë sipas modelit të incerenatorëve: vidh paratë se cilësia dhe funksionimi nuk kanë rëndesi!

Video është një fragment i hekurudhës zik-zag të Tiranë-Rinas-Durrës ku mund të kalojë gjarpri por jo treni, që nuk ka nevojë për koment!”, thuhet në reagimin e kryetarit të PL-së, Ilir Meta.

Video në Link: https://www.facebook.com/share/r/vdms6QZ9HNx9V3ZG/?mibextid=WC7FNe