Maqedoni

Përfundon në polici i moshuari nga Gostivari, dyshohet se është fajdexhi

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se është ndaluar një 69-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti dyshohet për fajde, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se sipas raportimit, i njëjti edhe ka kërcënuar një person.

“Me datë 08.08.2024, në ora 23:40 në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.D.(69) nga Gostivari, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “fajde”. Më herët, në orën 17:30, ai është raportuar nga L.B. (34) nga Banjica e Poshtme e Gostivarit se së bashku me F.M., babait të tij G.B. në vitin 2010 i kanë dhënë një shumë më të madhe parash hua dhe më pas e kanë detyruar të paguajë dyfishin e shumës. Siç raportohet, pasi L.B. ka paguar borxhin e të atit, i kanë kërkuar më shumë interes dhe e kanë kërcënuar nëse nuk e paguante. I njëjti është ndaluar në stacionin policor të Gostivarit për procedurë të mëtutjeshme dhe ndaj tij do të dorëzohet parashtresë përkatës”, thonë nga SPB-Tetovë.