23 të burgosur janë në arrati nga burgu i Strumicës
Aktualisht në arrati nga burgu i Strumicës janë 23 të burgosur, njoftoi ushtruesi i ri i detyrës së drejtorit të burgut, Zoran Ristov, transmeton Portalb.mk.
Ai ka akuzuar se kjo është për shkak të punës së papërgjegjshme të udhëheqësive të mëparshme dhe se institucioni është në gjendje katastrofike.
“Sipas dëshirës personale të punonjësve të caktuar, të dënuarit janë detyruar të kryejnë punë në prona private, si aktivitete ndërtimore dhe të tjera”, tha Ristov dhe premtoi se do të zbatojë sanksione pas përpilimit të raportit për institucionin.
Kapaciteti i përgjithshëm i Burgut të Strumicës është 62 persona dhe shqipton dënim me burg deri në tre vjet, dënim me burg për kundërvajtje të kryer dhe dënim me paraburgim sipas vendimit të gjykatës.
Në burg janë duke vuajtur dënimin qytetarë nga Strumica, Koçani, Shtipi, Vinica, Dellçeva, Berova dhe Radovishi.
Me propozim të drejtorit të Administratës për Ekzekutimin e Sanksioneve, Qeveria më 24 korrik të këtij viti për u.d. drejtor i të Burgut në Strumicë emëroni Zoran Ristovin, i cili zëvendësoi Vlladimir Mihajloviqin.