Fronti Europjan i militantëve të cilët më me zell e dëshirë punuan për antarsimin e vendit në Afrikë e jo në Europë
Ejup Berisha
Si mund që disa përfaqsues politik shqiptar te RMV-së ta llogarisin veten se i takojnë Frontit Europjan kur këta shumë gjate kohë sa ishin në pushtet rrugëtimin tonë drejt antarsimit në Bashkimin Europjan nuk e lëvizen asnjë milimetër përpara. Këta nuk e afruan vendin në BE por e larguan atë shumë tepër larg nga familja e shteteve europjane. Prandaj të jeshë pjesë e frontit për europë do të thotë të bëshë çmos që vendin ta antarsosh sa më shpejtë në BE e jo të bëshë gjithçka që atë ta antarsosh diku tjetër.
Këta duke bërë veprime kundër kushtetuese dhe kundërligjore me sigurinë më të madhe na antarsuan më shpejtë dhe më sigurtë në Afrikë sesa në Europë. Të jeshë pjesë e frontit europjan do të thotë të krijosh kushte dhe ambient për respektim të kushtetutës dhe ligjeve apo shkurt e çartë thënë të instalosh shtet të se drejtës. Më tej të jeshë pjesë e frontit në fjalë duhet ta luftosh nepotizmin, krimin dhe korrupcionin. Ata që mendojnë se janë front europjan është dashur të bëjnë përpjekje që institucionet shtetërore dhe publike ti largojnë nga presionet dhe ndikimet e jashtme dhe ansore. Më tej të vetçuajturit përfaqsues të frontit europjan duheshte të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për funkcionimin e domosdoshëm të institucioneve për ndjekjen, për ndalimin, gjykimin, dënimin dhe burgosjen e personave që e kanë dhunuar sistemin juridik të shtetit.
Ata që janë për antarsim të vendit në BE nuk duheshte që ta pamundësojnë dhe pengojnë funkcionimin dhe zbatimin e demokracisë por duheshte te bejne perpjekje maksimale që ate ta lejonin që ajo të funkcionon dhe të zbatohet në çdo sferë të jetës shoqërore dhe shtetrore.Për ti takuar frontit europjan ata që pretendonin se janë pjesë e atij fronti duheshte të bejne përpjekje maksimale për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të qytetarit. Po cfar bënë këta në vend të kësaj të njëjtët për 22 vite rrjeshte në pushtet i shkelën dhe i dhunuan pamëshirshëm të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të qytetarit. Ata të frontit europjan nuk duheshte ta partizojnë skajshmërishtë shtetin dhe shoqërinë por këta duheshte me të madhe që të punonin për departizimin e tij. Prandaj kur i analizojmë veprimet e këqija, të mbrapshta dhe joparimore të përfaqsuesve të frontit europjan më shumë këta mund të llogariten si militant të frontit Afrikan sesa të frontit që pretendojnë se i takojne. E militantët për integrim afrikan nuk e bëjnë asnjë përpjekje dhe lëvizje të vetme për antarsimin e shtetit dhe të qytetareve në Bashkimin Eurpjan por për antarsimin e tyre në Bashkimin Afrikan