September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Arrestohet shtetasi i Maqedonisë në Kosovë, kishte falaifikuar qindra mijëra monedha prej dy eurove

Në Kosovë është arrestuar një shtetas i Maqedonisë, i cili dyshohet se prodhonte dhe qarkullonte në Kosovë qindra mijëra monedha euro metalike të falsifikuara me vlerë nominale prej 2 euro, shkruan Fokus.mk.

Siç transmeton Lideri.mk, aksioni i organeve të pooicisë dhe hetuesisë ka qenë i përbashkët mes atyre të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

“Për shkak të disa rasteve të regjistruara të qarkullimit të parave të falsifikuara në Kosovë, Prokuroria Speciale Publike e Republikës së Kosovës (PSRK) së bashku me Departamentin për Hulumtime të Krimit Ekonomik dhe Korrupsion të Policisë së Kosovës, me mbështetjen e autoriteteve tjera hetimore dhe inteligjente, nga viti 2023, janë nisur disa aktivitete që kanë për qëllim parandalimin e shpërndarjes së parave të falsifikuara, veçanërisht të eurove, në tregun kosovar, duke prishur kështu tregun dhe interesin publik.

Si rezultat i këtyre aktiviteteve, filloi një hetim i madh ndërkombëtar në kuadër të të cilit u krijua një ekip i përbashkët hetimor në mes të Prokurorisë Speciale të Kosovës nga njëra anë dhe Prokurorisë Themelore Publike Shkup nga ana tjetër.

Në kryerjen e aktiviteteve të grupit hetimor, u përfshinë përfaqësues të Qendrës Hetimore të PTHP Shkup, Departamentit për luftimin e krimit të organizuar dhe të rëndë, Njësiti për krime financiare në MPB të Maqedonisë dhe Drejtorisë për krim ekonomik në Kosovë.

Ata në bashkëpunim kanë kryer një aksion ku më 4 gusht është arrestuar në Kosovë një shtetas i Maqedonisë, i cili dyshohet se prodhonte dhe qarkullonte në Kosovë qindra mijëra monedha euro metalike të falsifikuara me vlerë nominale prej 2 euro.

Në të njëjtën kohë në Shkup janë kontrolluar tre lokacione, gjatë të cilave janë gjetur dhe sekuestruar makina për falsifikimin e monedhave euro, monedha të falsifikuara të gatshme dhe gjysëm të gatshme, kallëpe dhe materiale të nevojshme për prodhimin e monedhave. Të gjithë do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtejshme.

Me urdhër të prokurorit të posaçëm publik të Kosovës, shtetasit maqedonas i është caktuar ndalimi i përkohshëm në kohëzgjatje prej 48 orësh, pas së cilës është dorëzuar propozim në gjykatën kompetente për sigurimin e tij gjatë procedurës.

Ky operacion mbështetet plotësisht nga Europol dhe Projekti Eurojustice për Drejtësinë Penale në Ballkanin Perëndimor, i cili ofroi koordinim operacional, analizë kritike të inteligjencës dhe asistencë teknike për zbatimin e suksesshëm të tij.

Autoritetet hetimore nga Kosova dhe Maqedonia mbeten të përkushtuara në përpjekjet e përbashkëta për të shtypur krimin që pengon flukset financiare dhe do të informojnë opinionin përkatës për rrjedhën e procedurës”, njofton PTHP Shkup./Lideri