Mediumet amerikane: Irani sot do e sulmon Izraelin
Tre zyrtarë amerikanë dhe izraelitë të paidentifikuar thanë se presin që Irani të sulmojë Izraelin sot, raportoi portali amerikan “Axios”.
Zyrtarët amerikanë të cituar në artikull presin që hakmarrja iraniane të jetë më e madhe se sulmi i Iranit ndaj Izraelit më 13 prill dhe mund të përfshijë grupin militant libanez Hezbollah.
Udhëheqësit e Iranit dhe Hezbollahut kanë thënë se do të hakmerren për vrasjet e komandantit të lartë ushtarak të grupit, Fuad Shukr, dhe Ismail Haniyeh, liderit politik të grupit militant palestinez Hamas, për të cilin ata fajësojnë Izraelin.
Gjenerali amerikan i ngarkuar me forcat amerikane në Lindjen e Mesme, Michael Kurila, mbërriti në rajon të shtunën ndërsa përgatitjet vazhduan për një sulm të mundshëm ndaj Izraelit nga Irani, thanë dy zyrtarë amerikanë, raportoi The Times of Israel.
Udhëtimi i Kurila në rajon ishte planifikuar përpara përshkallëzimit të fundit midis Izraelit, Iranit dhe Hezbollahut, por ai pritet ta përdorë vizitën për të provuar të mobilizojë të njëjtin koalicion ndërkombëtar dhe rajonal që mbrojti Izraelin kundër një sulmi nga Irani më 13 prill, tha përfaqësuesi zyrtar amerikan.
Kurila pritet të vizitojë disa vende të Gjirit, mes tyre Jordaninë dhe Izraelin.
Jordania thuhet se do të jetë një ndalesë kyçe gjatë vizitës së Kurila-s, pasi jordanezët luajtën një rol të rëndësishëm gjatë sulmit të Iranit ndaj Izraelit më 13 prill, duke përgjuar dronët iranianë që hynë në territorin jordanez dhe po synonin Izraelin.
Jordania ka lejuar gjithashtu avionët amerikanë dhe izraelitë të përdorin hapësirën ajrore jordaneze për të kapur dronët iranianë.
Pentagoni tha të premten se Shtetet e Bashkuara po forcojnë forcat e tyre në Lindjen e Mesme në përgatitje për një sulm të mundshëm iranian ndaj Izraelit dhe dërgimin e më shumë anijeve luftarake dhe avionëve luftarakë në rajon.