Maqedoni

Petrushevski: Ku duhej të përfundonin 23 milionë eurot për 1 kilometër të hekurudhës?

Edhe sot, VMRO-DPMNE kërkon përgjigje se ku duhej të përfundonin 23 milionë eurot për një kilometër për hekurudhën drejt Bullgarisë. I apeluan PP të fillojë procedurë.

“A e ngriti çmimin qeveria e LSD-së dhe BDI-së dhe kush duhej të ishte pjesë e projektit hekurudhor drejt Bullgarisë, i cili përfundon në një tunel të pafund. A kishin për qëllim LSD dhe BDI që përmes nënkontraktuesve të marrin qindra milionë euro nga projekti për hekurudhën drejt Bullgarisë, edhe pse e njëjta ndoshta me dekada të tëra nuk do të vihet në funksion. Pse LSD kur e dinin se e njëjta nuk mund të funksionojë, e kanë futur shtetin në obligime? A kishte LSD vetëm një motiv, t’i harxhojnë paratë nga BERZH dhe buxheti pa dallim nëse projekti në fund do të jetë funksional apo jo?”, tha Brane Petrushevski, deputet nga VMRO-DPMNE.