September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Kurti nesër në Shkup, nuk do të takojë Ali Ahmetin, vetëm përfaqësues të VLEN-it?

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të hënën do të bëjë një vizitë pune në Maqedoni të Veriut, ndërsa do të jetë i shoqëruar nga ministrat e kabinetit qeveritar.

Kjo është bërë e ditur nga Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.
Vizita është dakorduar më 20 korrik.

“Kryeministri Kurti, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, të hënën do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut. Atje do të ketë një takim bilateral me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet. Realizimi i kësaj vizite është dakorduar me 20 korrik”, ka thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu për Dukagjinin.

Ndërkohë burime nga Prishtina kanë thënë për portalin Lideri.mk nga Shkupi se gjatë qëndrimit në Maqedoni kryeministri Kurti do të takon vetëm përfaqësues të VLEN-it edhe atë në cilësinë e zyrtarëve institucionalë, e jo partiakë. Ndërkohë me gjasë nuk do ketë takim me përfaqësues të Frontit Evropian edhe pse një mundësi e tillë “sado minimale ende po shqyrtohet”, kanë thënë burimet tona./Lideri