September 19, 2024
Maqedoni

Tetovë, vidhet një autobus i parkuar

Më 03.08.2024 në orën 08:20 në SPB Tetovë, M.A. nga Tetova raportoi se gjatë natës nga një autor i panjohur i ishte marrë në mënyrë të paligjshme autobusi pronë e një subjekti juridik, i cili ishte parkuar në parkingun e kontrollit teknik në rrugën “Llubo Bozhinovski-Pish” në Tetovë, dhe më pas e kishte gjetur të lënë në rrugën “161” në Tetovë. Sipas raportit, autobusi ishte dëmtuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.