Kush dëshiron tensionim të mardhënieve të mira ndërfqijsore RMV-RKS
Ejup Berisha
Në RMV kërkoj falje për shprehjen por do ta përdorë të njëjtën çdo përqyrrëshi apo mbrapshtani i është dhënë Pasaportë diplomatike në shërbim dhe askush nuk ka tentuar dhe nuk tenton ti kontrollon të njëjtët gjatë kalimeve të kufinjve që i bejne këta flas për disa individ të dyshimtë me precedente kriminale. Këta bile nuk kanë as ide se çfar është pasaportë diplomatike e lere më se për çfar shërben e njëjta por të njëjtë e posedojnë një pasaportë të tillë pavarsishtë se a është ligjore apo jo një gjë e tillë. Në vendin tonë çdo kamarieri, teneqepunuesi e bariu i jepet Pasaporte diplomatike edhe pse shumica e poseduesve nuk kanë status doplomati. E këta në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit kanë tentuar që Presidenten e Republikës së Kosovës Z.nj Vjosa Osmani ta kontrollojnë si udhëtare të rëndomtë. Të njëjtët
bile janë munduar që asaj tia kontrollojnë edhe valixhen personale. Çmenduria spaska brire . Ky është një provokim i rëndë diplomatik që do sçarim dhe sankcionim pa pardon të autorëve të kësaj ngjarjeje paprecedencë. Vjosa Osmani nuk është kushdo por përfaqsuesja më e lartë politike e qytetarëve dhe shtetit Republika e Kosovës. Shtetësinë dhe pavarsinë e të cilit e ka njohur edhe Republika e Maqedonisë. Ajo në bazë të Konventave ndërkombëtare ka imunitet diplomatik dhe në bazë të tyre nuk duhet askush ta kontrollon atë gjatë kalimit të kufirit përpos nëse ka dyshime të bazuara që e lejojnë një kontrollë të tillë. Çantën e dorës nuk e kontrollojnë më as në shtetetet më të pazhvilluara dhe të prapambetura të Afrikës e lere me në një shtet kandidat pēr antarsim në BE siç është shteti ynë RMV-ja. Të shpresojmë që provokime të tilla të përfaqsuesve zyrtar të Kosovës të mos ketë gjatë udhtimeve të tyre tranzit nga teritori i Republikës së Maqedonisë për në shtetet tjera të jashtme. Të dyja shtetet tona duhet të bëjnë përpjekje për përafrim dhe thellim të mardhënieve fqinjësore e jo për tensionim të këtyre mardhënieve dy palëshe. Edhe unë si shqiptar i kërkoj falje Presidentes Vjosa Osmani për incidentin dhe ndodhinë jo të këndëshme në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit. Të shpresojmë se ngjarje të tilla nuk do të ketë në të ardhmen.