LSDM: Skandali në aeroport nuk duhet të anashkalohet, i kemi të gjitha informacionet!
Nga LSDM thonë se presin që Ministria e Punëve të Brendshme dhe kontrolli i brendshëm sa më shpejt të dalin me informacione të detajuara për opinionin se çfarë ka ndodhur saktësisht në aeroportin e Shkupit në incidentin me Presidenten e Kosovës.
“Ministria e Punëve të Brendshme duhet të informojë se cili ka qenë roli i personave nga sigurimi i kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi dhe në përputhje me ligjet të inicojë procedurë ndaj atyre që kanë shkelur autorizimet. Nëse nuk e bën këtë, do të jetë një konfirmim i qartë se faktet po fshihen për të mbrojtur marrëdhëniet ndërkoalicionesh”, thonë nga LSDM
LSDM ka informacione të plota se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe nëse MPB-ja tenton të tjetërsoi faktet, gjithçka do të publikohet. Hetimi i këtij rasti nuk duhet të paraqesë asnjë problem për Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë sepse aeroporti është nën vëzhgim të plotë me video dhe pa problem mund të përcaktojnë të gjitha detajet. Në gjithë këtë situatë skandaloze dhe konfuze VMRO-DPMNE dhe Mickoski heshtin. Sa ishin në opozitë, histeria që ngritën ishte e padurueshme, por tani janë fshehur në një vrimë miu dhe shpresojnë që kriza t’i kalojë. Ministria e Brendshme, në vend që të informonte në mënyrë transparente menjëherë pas ngjarjes së mëngjesit, priti që media të zbardhte ngjarjen për të bërë një njoftim publik. Një mostransparencë e tillë tregon qartë se ideja është që gjërat të futen nën qilim”, thonë nga LSDM.