U shpall i humbur që pesë ditë, gjendet i vdekur 85 vjeçari nga Shkupi
Tome Bozhinovski, 85-vjeçari, banor në Taftalixhe të Shkupit, i cili u raportua i zhdukur pesë ditë më parë, është gjetur i vdekur.
Familja e tij konfirmoi se Bozhinovski vuante nga demenca, gjë që e vështirësoi kërkimin.
“Të dashur fqinjë, miq, të njohur, një falenderim i madh që keni qenë me ne për pesë ditët e fundit dhe e keni kërkuar pa u lodhur. Më 02.08.2024, prindi ynë, bashkëshorti, miku dhe bashkëqytetari ynë Tome Bozhinovski është gjetur i vdekur”, thuhet në njoftimin e familjes së tij.
Ky lajm shkaktoi trishtim tek të gjithë ata që morën pjesë në kërkim dhe shprehën mbështetjen e tyre për familjen në këtë kohë të vështirë.