September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Bllokohet rruga e Strazhës, aksidentohen tre vetura

Për shkak të një aksidenti të rëndë trafiku rruga Gostivar-Strazhë është plotësisht e mbyllur.

Sipas informacioneve fillestare, tre vetura janë përplasur dhe për këtë rruga është bllokuar plotësisht.

Në vendngjarje ndodhen policia, zjarrfikësja dhe ambulanca.

Aktualisht nuk ka të dhëna për gjendjen shëndetësore të pasagjerëve që ndodheshin në vetura.

Për shkak të aksidentit është krijuar një kolonë kilometrike.