BallinaMaqedoni

Taravari: Mos abuzoni me rastin e presidentes Osmani, jam i bindur se kurrë dhe asnjëherë nuk do donte të shkaktonte tensione

Kreu i ASH-së, Arben Taravari sërish ka shkruan në lidhje me rastin e presidentes Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, përcjell TV21. Taravari premton se do të ketë përgjegjësi, pasi autoritetet ta qartësojnë rastin.

“Mos abuzoni me rastin e Presidentes Vjosa Osmani. Lërini autoritetet të qartësojnë rastin dhe pa asnjë mëdyshje do të mbahet përgjegjësi për çdo parregullsi. Presidentja Osmani është një kalorëse e paqes dhe e stabilitetit, duke e njohur natyrën e saj, jam i bindur se kurrë dhe asnjëherë nuk do donte të shkaktonte tensione të panevojshme. Presidentja Osmani meriton Respekt absolut, për më tepër që është nga të paktat gra që e mbajnë këtë post, dhe presidentja Osmani e mban me dinjitet dhe zotësi”, ka shkruar Taravari.