September 19, 2024
BallinaMaqedoni

Osmani: 20 vite më parë Musa Xhaferi dhe Ali Ahmeti persekutuan vëllain tim, mjekun e UÇK-së, Dugagjin Osmanin

Ish-ushtari i UÇK-së, Granit Osmani ka theksuar se pushteti i kaluar përmes presioneve kanë penguar dhe diskriminuar familjarët e tij në realizimin e të drejtave dhe avancimeve të tyre profesionale. Ai ka përmendur Musa Xhaferin, por me dijeninë edhe të Ali Ahmetit.

“20 vite më parë Musa Xhaferi, me dijeni të Ali Ahmetit me ca bashkpuntorë, penguan dhe pamundësuan transferimin dhe specializimin në kirurgji të vëllait tim dr. Dugagjin Osmani, ndryshe komandant i UÇK për Shëndetësi, ndërsa më pas kryetar i grupit të punës për shëndetësi të BDI, duke ushtruar trysni dhe presion ndaj ministrit te atehershëm të
shëndetesisë. Sot mizevirat kinse shqetësohen për te dhe të punësuarit tjerë në ISHP.
Tani kemi një situatë ndryshe, ata çakejt tuaj karshi e kanë Izet Mexhitin, i cili u dëshmua se është njeri me vlera dhe din t’i çmoje vlerat, ne e dim shumë mirë “shqetësimin” tuaj, e kemi ndje thellë në lëkur!”, theksoi Osmani, i cili aktualisht është drejtor i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës të RMV-së. (INA)