BallinaMaqedoni

Nisin hetimet lidhur me incidentin ndaj Osmanit në Aeroportin e Shkupit

Një incident i ka ndodhur presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në Aerportin e Shkupit.

Derisa Osmani po e kalonte kontrollin, sigurimi ia kishte dorëzimin e telefonit për çka shefja e shtetit të Kosovës nuk kishte pranuar.

Për këtë incident tashmë ka nisur hetimet.

Zëvendësministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Astrit Iseni, tha për Klankosova.tv se po presin t’i marrin informacionet e sakta.

“Pasi t’i marrim gjitha informacionet nga hetuesit e brendshëm dhe prokurori, normalisht se do të dalim me infromata të sakta”, tha ai për Klankosova.tv

Në këtë rast u raportua se ishin përfshirë edhe pjesëtarët e sigurimit të kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, por ky i fundit e ka mohuar.