Fshati Veleshtë, profesori i historisë, Zejnulla Qyra tregon historinë dhe kuptimin e emrit (VIDEO)
Profesori i historisë, tani në pension, Zejnulla Qyra, në një rrëfim ekskluziv për Open-TV ka treguar historinë dhe kuptimin e emrit të fshatit Veleshtë të Strugës.
“Te Veleshta hasën dy terme, vend i vreshtarisë dikur dhe i ka mbet emri nga vjelja e rrushit. Punëtorët gjatë vjeljes së rrushit e kanë përdorur edhe për ta ngrënë. Në Veleshtë ende përdoret një fjalë: U vela, jo u ngopa, gjeneratat para nesh”, thotë profesori Qyra, i cili ka të botuar librin për Veleshtën.
Ai tregon se sipas dokumenteve në arkivin e perandorisë osmane të shekullin e XV dhe XVI në Veleshtë janë hasur emra krishterë shqiptarë: Dom, Lush dhe Gjergj, por edhe emrat të veleshtarëve të islamizuar.
Profesori Qyra tregon se ezani për herë të parë në Veleshtë është thirurr në vitin 1519.
Në intervistën ekskluzive për Open-TV, profesori Qyra zbulon detaje të papublikuara deri tani.