Maqedoni

VLEN për ZNAM-in: Nuk janë ndonjë faktor në këtë Qeveri

Zëdhënësi i koalicionit VLEN ka komentuar reagimet e Minçevit dhe Dimitrievskit lidhur me Balancuesin. Fari Hiseni ka porositur që kjo temë të mos shfrytëzohet për qëllime politike dhe tha se këta dy persona nuk janë asnjë faktor i rëndësishëm në Qeverinë aktuale.

“Edhe ministri Andov tha se derisa të miratohet Ligji për përfaqësim të drejtë mbetet aktive rregullorja, apo instrumenti që është shfrytëzuar deri tani. Prandaj do të shfrytëzoj rastin t’ju them edhe Dimitrievskit edhe Minçevit që të dalin prej fushate, nuk jemi në fushatë. Le të veprojnë si qeveritar, si ekzekutiv, dhe mos të shfrytëzojnë rastin për ndasi, dhe për pikë politike. Për arsye se fundit fundit nuk janë edhe ndonjë faktor në këtë Qeveri”, deklaroi Hiseni