Maqedoni

Polici gjuajti me revolen zyrtare bashkë me një femër, videon e nxjerrin në facebook, fitojnë kallëzim penal (Video)

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka paraqitur kallëzim penal kundër M.K. dhe A.D., të dy nga Radovishi, për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se kanë kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut publik” nga neni 288 paragrafi 1 i Kodit Penal.

Siç transmeton portali Lideri.mk, me datë 25.07.2024 rreth orës 00:00 në oborrin e shtëpisë në Radovish, i akuzuari i parë M.K., zyrtar policor në Drejtorinë e Policisë Radovish, i cili nuk ishte në punë, me pistoletën e tij zyrtare ka shtënë në ajër pesë plumba, pas së cilës duke mbajtur armën bashkë me A.D., kanë qëlluar me katër plumba në ajër, duke shkaktuar rrezik për jetën dhe personat e pranishem. Ngjarja është regjistruar me celular nga një person i tretë, i cili ia ka dërguar videon vajzës A.D., e cila pastaj e ka publikuar në një rrjet social.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj M.K. dhe do të shqiptojë masën e detyrueshme të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore./Lideri