Doc. Dr. Burim Latifi nga Shkupi emërohet drejtor i ri në MEPSO
Qeveria ka emëruar drejtor të ri në institucione të rëndësishme. SHA MEPSO do të udhëhiqet nga drejtori i ri Doc. Dr. Burim Latifi.
Burim Latifi është kuadër i Lëvizjes Demokratike dhe në pozitën e drejtorit të MEPSO-s vjen nga Universiteti “Nënë Tereza”, si ligjërues në Fakultetin Ekonomik.
Përndryshe, Latifi njihet si kuadër i përgatitur me përvojë akademike dhe institucionale, i cili së fundmi doktoroi në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup.