BallinaMaqedoni

Dymbëdhjetë fshatra në vend janë kapluar nga zjarret

Dymbëdhjetë fshatra janë kapluar nga zjarret, informoi drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK), Stojançe Angelov, i cili aktualisht ndodhet në rajonin e Sveti Nikollës, ku zjarri ka hyrë në tri fshatra dhe janë djegur shtëpi të vjetra, por edhe shtëpi ku banon popullatë vendase në fshatrat Nemanjici dhe Malino.

“Për fat të keq, kemi shtëpi të djegura, shumica e shtëpive në fshatin Nemanjici janë të vjetra dhe të braktisura, por këtu kemi edhe shtëpi të banuara nga popullata vendase. Fshatra të kapluara nga zjarret ka edhe në territorin e Komunës së Kumanovës, tre fshatra dhe atë fshati K’shanje, Kokoshinë dhe Murgash, ku kryesisht ka vila. Në territorin e komunës Nagoriçani i Vjetër, nga zjarri janë kapluar tre fshatra, Malotinë, Riginjc dhe Konjuh, pastaj në komunën e Sveti Nikollës, Nemanjici, Orel dhe Malino. Në thelb, ky zjarr në fshatin Nemanjici, ku jemi tani, ka filluar nga fshati Orel, i cili ka shpërthyer diku në mes të fshatit dhe ka lëvizur këndej me shpejtësi të madhe”, thotë Angelov.

Ai theksoi se në komunën e Probishtipit janë kapluar dy fshatra: Barbareva e Epërme dhe Stricovci, ndërsa në territorin e Komunës së Shtipit janë kapluar fshati Karaorman i Vjetër. Ai shtoi se sipas informacioneve të deritanishme, një pjesë e këtyre zjarreve janë vënë nën kontroll.

Në fshatin Nemanjici, po digjet nga të gjitha anët. Ka shtëpi të djegura si në pjesën e sipërme, ashtu edhe në atë të poshtme të fshatit, ndërsa kisha është shpëtuar në momentin e fundit. Banorët vendas vërejnë se tre bashkëfshatarë të tyre me polici janë nxjerrë nga shtëpitë dhe hambarët, të cilët kanë dashur të shpëtojnë sendet në shtëpi, por edhe delet në hambarë. Zjarri u përhap me shpejtësi për shkak të erës që fryn në rajonin e Ovçe Poles. Kryetari i komunës së Sveti Nikollës, Dejan Vlladev, theksoi se në fshatin Orel janë djegur disa shtëpi, ndërsa në fshatin Nemanjici janë djegur një e katërta e shtëpive.

“Vet era nuk na jep qetësi dhe nuk e dimë se çfarë do të ndodhë gjatë natës, ka zjarr në fshatin Malino të Gjurishtës dhe mendoj se gjysma e fshatit është djegur, fshat i vjetër, me atë që zjarri po përhapet në drejtim të pikëpagesës në autostradën Sveti Nikollë – Miladinovci”, thotë Vlladev.

“Zjarri nga fshati Nemanjici po përhapet në drejtim të fshatit Erxheli, në terren me stuhitë e zjarrit në territorin e Sveti Nikollës ballafaqohen zjarrfikës nga NJZT – Sveti Nikollë, Shtip, Veles, Negotinë, Kavadar, zjarrfikës vullnetarë, pjesëtarë të Armatës. Derisa korrespondentja e MIA-s ndodhej në fshatin Nemanjici, një helikopter me ujë po shuante shtëpitë, ndërsa uji po mbushej nga diga e afërt, Mavrovica. Janë djegur sipërfaqe bujqësore dhe vreshta, si dhe pyje me kërcell të ulët dhe bar. Në disa lokacione në Ovçe Poles me mekanizëm janë bërë edhe prerje, për të parandaluar që zjarret të kaplojnë shtëpi dhe sipërfaqe bujqësore.