Sport

Mjeku maqedonas: Urime Distria, urime Kosovë, ne mund të vazhdojmë të filozofojmë!

Maqedonia të mësojë nga Kosova për zhvillimin e sportit, është porosia mes rreshtave e mjekut të njohur maqedonas, Niko Beqarovski, ndryshe ashurues i flaktë i sportit. Ai ka uruar Distria Krasniqin për medaljen e argejndtë, transmeton portali Lideri.mk, dhe njëkohësisht ka theksuar se Maqedonia e Veriut është larg rezultateve sportive të Kosovës edhe pse shumë më gjatë kohë mer pjesë në Olimpiada.

“DISTRIA KRASNIQI ka fituar medaljen e argjendtë në xhudo, kategoria deri në 52 kg për Kombëtaren e Kosovës. Në Tokio, ajo fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 48 kg.

Kosova për herë të parë u shfaq në Lojërat Olimpike në Rio de Zhaneiro në vitin 2016.

Deri më sot, Kosova ka fituar medaljet #3_AR dhe #1_ARGJEND pas vetëm dy Olimpiadave të përfunduara dhe një të sapofilluar.

URIME fqinjëve tanë, dhe ne mund të vazhdojmë të filozofiojmë se pa shumë para nuk ka sport dhe të bindemi dhe të mashtrojmë veten se pjesëmarrja është një sukses i paparë”, ka shkruar Beqarovski./Lideri