Maqedoni

Profesoresha Kaltrina Shaqiri pranoi detyrën zëvendës ministre në Transport dhe Lidhje

Me shumë kënaqësi dua t’ju informoj se sot e pranova detyrën e re si zëvendësministre e Transportit, e emëruar nga koalicioni VLEN. Ky emërim, është një përgjegjësi e madhe dhe një mundësi e shkëlqyer për të kontribuar në përmirësimin e infrastrukturës dhe lidhjeve të transportit në vendin tonë. Jam e vetëdijshme për sfidat dhe përgjegjësitë të cilat i mbartë në vete kjo pozitë. Besoj fort se me mbështetjen e qytetarëve dhe kolegëve, ne do t’i arrijmë qëllimet tona.

Zotohem se ndershmëria dhe përkushtimi maksimal do të jenë prioriteti im për t’i përmbushur detyrimet e këtij funksioni. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe inovacionit ne mund të arrijmë rezultate të jashtëzakonshme dhe me ndikim pozitiv në jetën e përditshme të qytetarëve.

Falënderoj liderin e Lëvizjes Demokratike, z. Izet Mexhiti, për besimin dhe mbështetjen e treguar ndaj meje. Ky besim, për mua është obligim dhe motivimin shtesë për të vazhduar punën me përkushtim dhe përgjegjësi deri në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.

Me respekt,
Kaltrina Zekolli Shaqiri

———————————————————————————

Со големо задоволство сакам да Ве информирам дека денес ја примив новата функција како заменик-министер за транспорт, именувано од КОАЛИЦИЈАТА ВЛЕН.

Ова именување е голема одговорност и одлична можност да се придонесе за подобрување на инфраструктурата и транспортните врски во нашата земја. Свесна сум за предизвиците и одговорностите кои ја носи оваа позиција. Силно верувам дека со поддршката на нашите граѓани и колеги, ние ќе ги постигнеме нашите цели.

Ветувам дека искреноста и посветеноста ќе бидат мојот приоритет за исполнување на обврските на оваа функција. Преку соработка и иновација можеме да постигнеме извонредни резултати со позитивно влијание врз секојдневниот живот на граѓаните.

Му се заблагодарувам на лидерот на Демократското движење, г-дин Изет Меџити, за довербата и поддршката која ми беше покажана. Оваа доверба, за мене, е дополнителна обврска и мотивација да продолжам да работам со посветеност и одговорност до реализацијата на нашите заеднички цели.

Со почит,
Калтрина Зеколи Шаќири.