Maqedoni

Dogana ua konfiskon 30 mijë euro dy personave

Doganierët nga vendkalimi kufitar Bogorodicë kanë parandaluar tentimin për futjen e paligjshme të 30.000 eurove në vend.

Konkretisht, me datë 26.07.2024, në vendkalimin kufitar Bogorodicë, në orët e mbrëmjes është regjistruar një automjet i udhëtarëve me targa të huaja në të cilin udhëtonin dy shtetas të huaj. Në pyetjen e doganierit nëse kanë diçka për të deklaruar për kontroll doganor, ata janë përgjigjur se nuk kanë asgjë për të deklaruar dhe se do të shkojnë në një kazino në Gјevgjeli. Mirëpo, gjatë kontrollit të automjetit, në një çantë udhëtimi në sediljen e pasme, përveç sendeve personale, pasagjerëve iu gjetën edhe 50 mijë euro të padeklaruara për të cilat nuk dispononin asnjë dokument përkatës.

Sipas ligjit të këmbimit valutor, pasagjerëve u janë kthyer nga 10 mijë euro, shuma që ata nuk duhet ta deklarojnë, ndërsa 30 mijë të tjerat janë mbajtur.

Drejtoria doganore ndaj dy personave në fjalë ka ngritur kallëzim përkatës për kundërvajtje.