BallinaMaqedoni

Lajm i fundit: Policia nis hetime për Lotarinë Shtetërore

Policia do të kontrollojë funksionimin e Lotarisë Shtetërore pasi në opinion dolën informacione se ajo ndante në mënyrë të paligjshme licenca për organizimin e lojërave të fatit online edhe pse nuk lejohej ta bënte këtë pasi i kishte skaduar licenca.

– Lidhur me rastin “Lotaria Shtetërore”, ju njoftojmë se pas njoftimit nga Ministria e Financave, është ngritur rasti në OSOSK (Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda) në koordinim me OKP (Departamenti i Policisë Kriminale) dhe Procedurë për kontrollimin e informatave për dhënien e paligjshme të licencave për organizimin e lojërave të fatit nga “Lotaria e Maqedonisë”, kanë konfirmuar për MPB-në MPB.

Siç transmeton portali Lideri.mk, do të kontrollohet funksionimi i Lotarisë, pasi më herët me kërkesë të Ministrisë së Financave, Qeveria ua hoqi licencat dy kompanive për organizimin e lojërave të fatit, njërës nga Strumica dhe njërës nga Shkupi. Siç bëhet me dije nga autoritetet, atyre iu është hequr licenca për funksionim të paligjshëm dhe mospagesë të tarifave ligjore.

Kryeministri Hristijan Mickoski, më 26 të këtij muaji, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për heqjen e licencave të dy kompanive të lojërave të fatit, tha se ato janë kompani që kanë punuar ilegalisht dhe nuk kanë paguar taksa.

“Kemi dy raste për marje të licencave të lojërave të fatit, njëra është nga Strumica, tjetra nga Shkupi, nuk kanë paguar taksat rregullisht, kanë punuar ilegalisht, do të thoja, në bazë të mendimit që kam marrë nga institucionet kompetente. Por kjo nuk është e gjitha. Në seancën e Qeverisë është pranuar interpretimi praktik i Ligjit, në të cilin thuhej se që nga viti 2017, “Lotaria e Maqedonisë”, pavarësisht se nuk ka licencë, ka lëshuar licenca për organizimin e lojërave të fatit, posaçërisht për baste online etj.”, tha kryeministri Mickoski.

Sipas tij, ka pasur edhe zyrtarë të lartë të mëparshëm të Qeverisë, të cilët përkundër faktit se e kanë ditur se kjo është në kundërshtim me ligjin, kanë lejuar që të organizohen lojëra të tilla fati, duke dëmtuar qytetarët dhe buxhetin.

Më pas kryeministri nënvizoi se dokumentacioni i është dorëzuar organeve hetimore dhe se pret që institucionet kompetente të dalin me qëndrim. “Gjithçka u është dorëzuar organeve të hetuesisë dhe pres që organet kompetente hetuese shumë shpejt të dalin me qëndrim në bazë të këtyre indicioneve që i ka konstatuar Qeveria”, theksoi kryeministri Mickoski./Lideri