Komuna e Tetovës i dha fund problemit me qent endacak
Komuna e Tetovës sot i ka dhënë fund problemit me qent endacak. Në fshatin Ratajë sot zyrtarisht është hapur strehimorja për qentë endacak një ndër strehimoret e rregulluara sipas standardit të nevojshëm. Jemi ndër komunat e para në vend që sigurojmë strehimore për qentë endacak.
Siç e dini, ky problem ishte një nga problemet më të mëdha që trashëguam nga autoritetet e më hershme, por edhe sfidë për ne si pushtet vendor që të gjejmë më në fund zgjidhjen e duhur për këtë çështje.
Tani duhet të jemi njerëzorë si qytetarë dhe në vend që të lëmë qentë në rrugë, u bëjmë apel të gjithëve që kanë mundësi të adoptojnë ndonjë nga qentë mund ta bëjnë, që dhe ata të kenë një shtëpi të tyren dhe njerëz që do kujdesen për to.
Ne vazhdojmë të zgjidhim çdo problem të komunës sonë, me përgjegjësi dhe përkushtim për qytetin dhe qytetarët e Tetovës.