Shqipëri

Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia’/ Berisha: Dënoj sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin, Veliaj fshihet pas Maznikut

Lideri i opozitës, Sali Berisha i ka bërë thirrje qytetarëve që ditën e enjte në orën 11:00 të mblidhen të gjithë te protesta te Bashkia e Tiranës.

Gjithashtu Berisha ka dënuar sulmin rrugaçëror mbi Tedi Blushin dhe sipas tij Veliaj tenton të fshihet pas Maznikut.

Berisha: Miqtë e mi, ditën e enjte është dita e protestës së fuqishme para bashkisë së Tiranës, kundër kryehajdutit të kryeqytetit, Erion Veliajt.

Të enjten në ora 11:00, të gjithë tek bashkia.

Ky kryehajdut sot e shndërroi zyrën e kryetarit në arenë përleshjesh dhe agresoi Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, këshilltarin Tedi Blushi.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve.

Miqtë e mi, tani kërkon të fshihet pas Maznikut.

Mazniku është një hajdut, e keni parasysh ju Maznikun, Mister Biftekun 1 mijë euro, bashkë me Belindën?

Është e vërtetë se ka qenë kryetari i autoritetit kontraktor.

Por është e vërtetë se me djegësit është direkt Erion Veliaj.

Është e vërtetë se hoteli 20-katësh, me pesë yje në Durrës, sipas punonjësve të ndershëm, është pronë e Erion Veliajt.

Prandaj dhe e enjtja është dita në të cilën ne duhet ta nxjerrim për zverku nga bashkia.

Dita e ngadhënjimit të qytetarëve.

Dita e guximit dhe revoltës qytetare.

Rrofshi ju.

Rroftë Shqipëria.

Fitore, fitore, fitore!