Meta: Nga sot jemi në luftë me ‘Prindin2’, Erion Veliaj
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas sulmit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në drejtim të përfaqësuesve të opozitës në Këshillin Bashkiak, pas incidentit të shkaktuar ditën e sotme.
Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se ‘akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare’.
‘Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij. Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn’, shkruan Meta.
Postimi i plotë:
Akti sulmues i Prindit 2 Erion Veliaj dhe zarit të tij Halit Valteri ndaj këshilltarit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, z.Tedi Blushi do të marrë shumë shpejt përgjigjen e merituar demokratike dhe shqiptare.
Nga sot Partia e Lirisë është në gjendje lufte me kryehajdutin e Tiranës Lali fikun dhe ordinerët përqark tij.
Partia e Lirisë është në gjendje lufte me tutorët dhe protektorët e këtij fëlliqësire që vrau Ardit Gjoklajn.
Partia e Lirisë do t’ju mësojë të gjithëve se nuk jemi komb eksperimental por Shqiponjash.
Nuk ka tutor dhe protektor në botë që e ndalon Drejtësinë tonë!