September 19, 2024
Maqedoni

Mysafiri 57 vjeçar gjendet i vdekur në hotel

Një mysafir 57-vjeçar nga Kroacia është gjetur i vdekur në një dhomë hoteli në zonën e komunës së Gazi Babës. Rasti është raportuar në polici, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion, transmeton Lideri.mk.

“Me datë 21.07.2024 në ora 06:30 në RSH Shkup është raportuar se në një dhomë hoteli në zonën e Gazi Babës është gjetur i ndjeri E.Sh.(57) nga Kroacia, i cili ka qenë mysafir në Hotel. Një mjek nga Emergjenca Mjekësore ka konstatuar vdekjen dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar në Mjekësinë Ligjore për obduksion”, njofton MPB./Lideri