Kasami në takim me Nikollovskin, bisedojnë për Planin Gjeneral Urbanistik të Tetovës
Në takimin që pata sot me ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandër Nikollovski biseduam për shumë çështje që janë në interes të qytetarëve.
Me ministrin biseduam për planin zhvillimor të qytetit, për Planin Gjeneral Urbanistik, për planin e rregullimit të infastrukturës si dhe për shumë projekte që janë nën kompetenca të kësaj ministrie dhe komunës. Bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve dhe projekteve do të ndikojë dukshëm në zhvillimin e Tetovës.