Maqedoni

“Rekord” në Tetovë, kapen 32 shtetase të huaja në një lokal nate

MPB njofton se me datë 17/18.07.2024, në periudhën nga ora 23:30 deri në ora 05:00, nga punonjësit policorë të SPB-Tetovës kanë kryer aksion kontrollues në një Bar nate në Sedllarc të Epërme të Tetovës, i cili është menaxher nga personi A.I.(27) Sedllarca e Epërme. Gjatë kontrollit në objekt janë gjetur 32 shtetase të huaja të moshës nga 20 deri në 40 vjeç nga Rusia, Moldavia, Ukraina, Kosova, Shqipëria, Sërbia, Sllovenia dhe Kazakistani, të cilat kanë keqpërdorur qëndrimin e tyre, përkatësisht kanë qëndruar në RMV në kundërshtim me qëllimin. Ata janë arrestuar dhe janë mbajtur në Komisariat për veprime të mëtejshme.